Shënimi i Steve Jobs thyen parashikimet dhe shitet për një shifër rekord

Shënimi i Steve Jobs thyen parashikimet dhe shitet për një shifër rekord

18:33, 28/08/2023
A+ Aa A-

Pajisjet e vjetra të kompanisë Apple zakonisht shiten në shifra të majme në ankande, por një shënim i shkruar me dorë nga Steve Jobs ka arritur një rekord.

Letra në të cilën është ideuar një reklamë nga Jobs është shitur 175.759 dollarë, 6 herë më shumë nga sa ishte parashikuar. Reklama është një ide për Apple Computer-1 që është shkruar dhe firmosur me emrin “steven jobs” në vitin 1976.

Në vitin 1976 doli Apple Computer i cili u njoh më vonë si Apple I ose Apple-1.

Shënimi përmban thjesht hollësi teknike për kompjuterin e parë Apple dhe është firmosur nga Steve Jobs duke përdorur shkronja të vogla shtypi.

Ai ka përfshirë edhe adresën dhe numrin e telefonit të prindërve të tij që asokohe ishin zyrat qendrore të Apple.

Letra ishte pjesë e disa sendeve të ndryshme të Apple që dolën në ankand, përfshirë edhe një çek të nënshkruar nga Jobs dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Wozniak, që u shit për 135.261 dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco