Përpiqet të marrë një shalqi në avion, FOTO-ja bëhet virale

Përpiqet të marrë një shalqi në avion, FOTO-ja bëhet virale

17:45, 23/08/2023
A+ Aa A-

Një episod i pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Brindisit, ku një pasagjer që po kalonte kontrollet e sigurisë, tentoi të merrte me vete në bord një shalqi të tërë.

Ai e kishte vendosur atë në kontejnerë të destinuar përgjithësisht për çanta shpine, kompjuterë dhe karroca.

Një gjest që është komentuar nga presidenti i aeroportit të Pulias Antonio Vasile.

Duke publikuar foton, e cila u bë menjëherë virale ai u shpreh:

‘E kuptoj që dëshiron të sjellësh pak nga Pulia në shtëpi kur të kthehesh nga pushimet, por a nuk po e teprojmë?’, ka shkruar ai në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco