Elon Musk: Twitter humbi gjysmën e fitimeve nga reklamat

Elon Musk: Twitter humbi gjysmën e fitimeve nga reklamat

16:53, 17/07/2023
A+ Aa A-

Rrjeti social “Twitter” e ka humbur gjysmën e të ardhurave nga reklamimi prej kur është blerë nga sipërmarrësi Elon Musk për 44 miliardë dollarë në tetorin e vitit të kaluar.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Musk. Ai ka thënë se kompania nuk ka regjistruar rritje të fitimeve, të cilat i ka pritur në qershor, mirëpo ka thënë se korriku është “më premtues”.

Musk e ka larguar prej punës gjysmën e stafit të kompanisë – me 7.500 punëtorë – kur e nisur drejtimin e platformës, me arsyetimin e zvogëlimit të shpenzimeve.

Rivali i këtij aplikacioni Threads, tani i ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.

Threads është i ndërlidhur me Instagramin, platformë e kompanisë Meta. Musk është edhe shef ekzekutiv dhe aksionari më i madh i kompanisë së makinave Tesla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco