Videoja virale/ A e parashikuan The Simpsons nëndetësen e zhdukur 'Titan'?

Videoja virale/ A e parashikuan The Simpsons nëndetësen e zhdukur 'Titan'?

19:37, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kërkimet për nëndetësen e humbur ‘Titan’ që po eksploronte rrënojat e Titanikut është kthyer në një ‘thriller’.

Teksa orët po kalojnë dhe ankthi për fatin e pasagjerëve ka arritur kulmin, përdoruesit në Twitter kanë ‘zbuluar’ një klip që e lidh këtë ngjarje edhe me The Simpsons.

Videoja që po qarkullon në internet tregon se si The Simpsons e parashikuan këtë ngjarje. Në klip, Homer Simpson dhe babai i tij biologjik janë gati të zhyten në fund për të zbuluar thesarin e mbytjes së anijes Piso Mojado.

Heroi futet në nëndetësen me një vend dhe endet në thellësinë e detit derisa duket se përplaset në një shpellë duke e bërë të vuajë për shkak të mungesës së… oksigjenit. Megjithatë, disa ditë më vonë, ai zgjohet në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco