Sakrifica e 20 mijë punëtorëve kinezë që ndryshoi përgjithmonë historinë e SHBA-së

Sakrifica e 20 mijë punëtorëve kinezë që ndryshoi përgjithmonë historinë e SHBA-së

15:49, 25/12/2022
A+ Aa A-

Përhapën kulturën anglo-evropiane në të gjithë vendin dhe bënë që tregtia të lulëzonte, por historia e punëtorëve kinezë që ndërtuan hekurudhën më të rëndësishme në SHBA, është harruar krejtësisht. 

Në vitet 1860, ekipet e punëtorëve kinezë shpërthyen me granit dhe gërmuan me kujdes 15 boshte nëpër Sierra Nevada, në mënyrë që hekurudha e parë transkontinentale që lidhte Kaliforninë  me Nebraskan, të shkurtonte kohën e udhëtimit nga gjashtë muaj në vetëm gjashtë ditë.

Kjo kryevepër inxhinierike transformoi përgjithmonë kombin dhe pati efekte masive për SHBA-në. Fillimisht, bëri që tregtia të lulëzonte dhe deri në vitin 1880 të transportonte mallra me vlerë 50 milionë dollarë. Shumë ndërtime nisën të shtoheshin përgjatë linjës hekurudhore, duke ndryshuar vendin ku jetonin amerikanët. Gjithashtu, nxiti zgjerimin drejt perëndimit dhe i bëri udhëtimet më të përballueshme. Por nga ana tjetër, projekti shkatërroi pyjet dhe zhvendosi shumë fise indigjene amerikane në të gjithë vendin.

I gjithë ky revolucion pati edhe një kosto të rëndë: rreth 1200 punëtorë kinezë vdiqën gjatë ndërtimit gjashtëvjeçar, ndërsa ata që mbijetuan duruan diskriminimin racor dhe kërcënimet gjatë gjithë jetës. Në vitin 1864, SHBA-ja nisi të punësonte punëtorë kinezë në përpjekje për të përmbushur afatin e ndërtimit të hekurudhës. Shumë punëtorë ndodheshin në Kaliforni dhe shumë të tjerë u rekrutuan nga Kina, me premtime për punë dhe paga të qëndrueshme. Rreth 20.000 kinezë punuan në hekurudhë, çka përbënte 90% të fuqisë punëtore.

Sot, një pjesë e linjës hekurudhore ende përshkon rrugët e vështira të bëra nga punëtorët kinezë më shumë se 150 vjet më parë. Duke u ngjitur nëpër malet e Sierra Nevadës, udhëtimi ofron pamje fantastike të majave të mbuluara me borë. Ndërsa pjesë të tjera të hekurudhës që nuk përdoren më, janë bërë të aksesueshme për turistët, si një testament i sakrificës së punëtoreve kinezë. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco