‘Varfërimi’ i Mark Zuckerberg, avullojnë 88 mld dollarë nga pasuria e manjatit

‘Varfërimi’ i Mark Zuckerberg, avullojnë 88 mld dollarë nga pasuria e manjatit

14:28, 30/10/2022
A+ Aa A-

Mark Zuckerberg ka investuar më shumë se 36 miliardë dollarë në sipërmarrjen e tij, Metaverse që nga viti 2019, tregojnë raportet e reja të të ardhurave, por krijuesi i Facebook më pas ka parë që më shumë se 30 miliardë dollarë nga këto kanë avulluar brenda disa muajsh.

Statistikat dhe raportimet shqetësuese për CEO-n e Metas vijnë pas një raporti zhgënjyes të të ardhurave nga gjigandi i mediave sociale, i cili ka parë rënien e numrit të përdoruesve të tij gjatë viteve të fundit.

Zuckerberg, ndërkohë ka vuajtur nga humbjet e vazhdueshme të vlerës së kompanisë së tij, duke humbur 88 miliardë dollarë të vlerës së tij neto që nga viti 2021 kur pasuria e tij qëndronte në 126 miliardë dollarë.

Rezultatet e dobëta të tremujorit ngritën pikëpyetje në lidhje me investimin e ‘nxituar’ të miliarderit të lindur në Nju Jork në projektin e tij të realitetit virtual, i cili është tallur për dështimin për të tërhequr përdorues të rinj, të cilët duken se janë të orientuar drejt platformave të tjera si TikTok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco