Udhëtimi i sikletshëm, astronauti i NASA-s duhet të kthehet në Tokë me një raketë ruse

Udhëtimi i sikletshëm, astronauti i NASA-s duhet të kthehet në Tokë me një raketë ruse

11:57, 04/03/2022
A+ Aa A-

Astronauti i NASA-s Mark Vande Hei, aktualisht i stacionuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) ka të programuar kthimin në Tokë përmes një rakete ruse Soyuz, një situatë e sikletshme duke ditur tensionin e jashtëzakonshëm që karakterizon tani marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë.

Komuniteti ndërkombëtar i hapësirës është distancuar në mënyrë aktive nga Rusia pas sulmit në Ukrainë. Por për shumë vjet, raketat ruse Soyuz ishin faktikisht rruga për të çuar e marrë astronautët në ISS, sidomos pas NASA tërhoqi Space Shuttle më 2011.

Vitet e fundit ka pasur ndryshime, me Crew Dragon të kompanisë SpaceX që i lejoi NASA-s të dërgonte sërish astronautë direkt në stacion. Por Vande Hei shkoi atje me një Soyuz vitin e kaluar, që do të thptë se do të kthehet me të njëjtin mjet. Le të shpresojmë që është i zoti për biseda për të shtyrë kohën.

Një mundësi për të shmangur udhëtimin e sikletshëm ishte që Vande Hei të “ngjeshej” në misionin e ardhshëm privat Ax-1 të kompanisë Axiom Space, në udhëtimin e kthimit nga stacioni. Por një reporter e pyeti NASA-n nëse kjo mund të ndodhte dhe përgjigjja ishte “jo”.

NASA ka përsëritur vazhdimisht se operacionit në bordin e ISS shkojnë mirë, pavarësisht tensioneve këtu poshtë. Megjithatë, kjo është në kontrast të fortë me komentet e fundit të Dmitri Rogozin, kreu i korporatës hapësinore ruse Roscomos, i cili kërcënoi SHBA javën e kaluar me daljen e ISS jashtë orbite në mënyrë të pakontrolluar.

Është një situatë e vështirë, pasi ISS është produkt i dekadave bashkëpunim midis SHBA dhe Rusisë. Për momentin, duket se Vande Hei do të hipë sërish në një raketë Soyuz për t’i dhënë fund periudhës së mahnitshme 355-ditore në orbitë.

Me shumë gjasa ai do të jetë ndër astronautët e fundit të NASA-s që mbështetet te Soyuz për fluturimet, si për shkak të tensioneve midis dy vendeve, ashtu edhe si pasojë e rritjes së aftësisë së SpaceX për fluturimet hapësinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco