FOTO/ Mërzitet roja, u vizaton me stilolaps sy pikturave me vlerë 1 mln dollarë

FOTO/ Mërzitet roja, u vizaton me stilolaps sy pikturave me vlerë 1 mln dollarë

13:55, 13/02/2022
A+ Aa A-

Vepra e artit ishte e siguruar për 74,9 milionë rubla (rreth 1 milion dollarë) dhe ekspozohej në Qendrën ‘Yeltsin’ të Ekaterinburgut, qytet në njësinë administrative Sverdlovsk të Rusisë Perëndimore-Qendrore.

Dëmi besohet të jetë bërë më 7 dhjetor 2021, kur roja i sigurisë akuzohet se ka vizatuar sy me stilolaps në dy nga tri fytyrat e tablosë.

I akuzuari rreth 60 vjeç, punonjës i një kompani private sigurie, thuhet se është shkarkuar që nga zbulimi i identitetit të tij këtë javë.

 ‘Ju informojmë se gjatë hetimit u identifikua personi që vizatoi sytë në figurat e pikturës së artistes Anna Leporskaya. Ky është një punonjës i një kompanie private sigurie që kujdeset për aktivitetet e Qendrës ‘Yeltsi’, bëri me dije vetë Qendra ‘Yeltsin’ përmes një deklarate të lëshuar ditën e mërkurë

 ‘Dëmi është bërë me stilolaps’, shtoi ajo.

Image

Tabloja e quajtur ‘Tri Figurat’ (1932-1934), pjesë e koleksionit të Galerisë Shtetërore ‘Tretyakov’, u dëmtua gjatë një ekspozite me titullin ‘Bota si Jo-Objektivitet: Lindja e një Arti të Ri’.

Ekspertët aktualisht po punojnë për restaurimin e pikturës, për të cilën kompania e sigurisë thuhet se do të paguajë 250 mijë rubla (afro 3 mijë e 500 dollarë).

Eksperti i restaurimit në Galerinë Shtetërore ‘Tretyakov’ beson se dëmi mund të eliminohet pa lënë ndonjë pasojë afatgjate në veprën e artit.

Policia lokale nisi një hetim për vandalizëm, i cili mund të shoqërohet me një gjobë prej 40 mijë rublash (gati 535 dollarë) dhe një dënim 1-vjeçar me pune korrektuese.

Anna Leporskaya (1900-1982) ishte nxënëse e artistit avangardë rus, Kazimir Malevich (1879-1935). Ajo punoi gjithashtu me artistë të tjerë të shquar rusë, mes të cilëve vlen të përmenden Nikolai Suetin (1897-1954) dhe Lev Yudin (1903-1941).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco