VIDEO/ Policja heroinë, shpëton vajzën e vogël nga përplasja e makinës

VIDEO/ Policja heroinë, shpëton vajzën e vogël nga përplasja e makinës

15:31, 07/02/2022
A+ Aa A-

Një efektive e Policisë në Merilend, SHBA, është vlerësuar si heroinë pasi shpëtoi një vajzë nga përplasja e makinës, duke e shtyrë në sekondën e fundit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet efektivja Annette Goodyear që rrëzohet vetë në tokë pasi përplaset nga një makinë në kryqëzim, që nuk frenoi në kohë.

Danielle Hornberger, anëtare e këshillit bashkiak në Kontensë Cecil, e cila postoi videon në llogarinë e saj në Facebook, tha se i gjithë qyteti po punonte për të gjetur mënyrën e duhur për të vlerësuar policen për guximin dhe veprimin e shpejtë.

Sipas policisë lokale, Goodyear u dërgua në spital por doli brenda pak orësh, pa lëndime të rënda. Mamaja e vajzës që shpëtoi, e quajti efektiven një engjëll mbrojtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco