Sipas veterinerëve, këto janë pikat e dobëta të këtyre racave të qenve

Sipas veterinerëve, këto janë pikat e dobëta të këtyre racave të qenve

17:47, 27/12/2021
A+ Aa A-

Nëse një qen do të ketë një problem shëndetësor në një moment apo jo, varet nga shumë faktorë, të tillë si ushqimi, kujdesi, gjenet, por megjithatë ne mund të veçojmë përafërsisht pikat e dobëta për racat e caktuara.

Veshët janë pikë e dobët e Cockerit

Për shkak të pozicionit të lobit të laprës së veshit, cockerët vuajnë nga infeksionet e veshit më shpesh sesa racat e tjera.

Prandaj te kjo race është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje higjienës së veshit.

Ku duhet t’i kushtojmë vëmendje racave të tjera?

Terrierët maltezë dhe Yorkshire, për shkak të temperamentit dhe specifikave metabolike, vuajnë nga gastriti më shpesh, kështu që duhet të zgjidhni ushqimin që do të jetë më i lehtë për t’u tretur, ushqimin më të mirë për qentë me stomak të ndjeshëm.

Mops ka probleme me frymëmarrjen

Probleme të mundshme kanë këta qenë me formë të veçantë të kokës dhe feçkë të shkurtër, gjithashtu rrugët e frymëmarrjes i kanë të sheshta.

Këtu bëjnë pjesë, për shembull, mopsi, bulldogu francez dhe ai anglez dhe boksieri gjerman.

Ata janë më të prirë ndaj sëmundjeve të traktit të sipërm respirator, dhe në pleqëri ndaj sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.

Fatkeqësisht, nuk ka zgjidhje praktike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco