ZYRTARE: Hidhet shorti i Superkupës së Spanjës, ja kundërshtarët e Barçës dhe Realit

ZYRTARE: Hidhet shorti i Superkupës së Spanjës, ja kundërshtarët e Barçës dhe Realit

21:15, 11/11/2019

Është përcaktuar shorti i gjysmëfinaleve në Superkupën e Spanjës e cila do të zhvillohet gjatë janarit në Arabinë Saudite.

Federata e Futbollit të Spanjës ka hedhur shortin dhe fati i goglave ka përcaktuar kundërshtarin e vështirë për Barcelonën e Leo Messit, ndërsa Reali ka një kundërshtar më të lehtë në letër.

Barcelona do të përballet kundër Atletico Madridit, ndërsa në krahun tjetër Realin që do të ndeshet me Valencian.

Kjo është hera e parë që Superkupa e Spanjës do të luhet jashtë kufijve të shtetit iberik. Reali do të luajë kundër Valencias më 8 janar 2020, ndërsa Barcelona kundër Atleticos më 9 janar 2020. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco