FOTO/ Juventus-Milan, formacionet zyrtare. Ja si do rreshtohen ekipet në fushë

FOTO/ Juventus-Milan, formacionet zyrtare. Ja si do rreshtohen ekipet në fushë

19:59, 10/11/2019

Juventusi do të presë në shtëpi Milanin ditën e sotme duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.

Në dhjetë ndeshjet e fundit të zhvilluara midis këtyre dy ekipeve në Serie A, bardhezinjtë regjistrojnë 9 fitore, ndaj 1 fitore të “Djallit”.

Një sfidë shumë e vështirë për kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli, të cilët po kalojnë një nga periudhat më të vështira në histori të klubit.

Juventusi do të kërkojë vetëm tre pikët nga kjo ndeshje, për të marrë sërish kreun e renditjes, i cili aktualisht mbahet nga Interi me 2 pikë më shumë.

Nga ana tjetër Milani do të kërkojë të bëjë surprizën në Torino, për të treguar se pavarësisht formës së dobët që ata po kalojnë, përsëri fanella që ata mbajnë ka shumë vlerë.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare dhe se si do rreshtohen ekipet në fushën lojës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco