FIFA paguan 5 mijë dollarë në ditë çdo lojtar që merr pjesë në Botërorin 2026

FIFA paguan 5 mijë dollarë në ditë çdo lojtar që merr pjesë në Botërorin 2026

09:33, 09/06/2026

FIFA ka vendosur të shpërblejë klubet që lejojnë futbollistët e tyre të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026, duke vënë në dispozicion një fond rekord prej rreth 355 milionë dollarësh.

Në kuadër të programit “FIFA Benefits”, çdo klub do të përfitojë të paktën 5 mijë dollarë në ditë për secilin lojtar të grumbulluar nga kombëtarja e tij gjatë turneut.

Përveç kësaj shume bazë, parashikohen edhe bonuse shtesë që do të llogariten në bazë të aktivizimeve në ndeshje dhe minutave të luajtura nga futbollistët.

Sipas FIFA-s, shuma përfundimtare që do të përfitojë secili klub do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të kompeticionit, kur të jenë përllogaritur të gjitha të dhënat e pjesëmarrjes së lojtarëve.

Fondi i dedikuar për klubet është rritur ndjeshëm krahasuar me Kupën e Botës 2022 në Katar.

Rritja arrin në rreth 70 për qind, duke reflektuar angazhimin e FIFA-s për të kompensuar klubet që kontribuojnë me lojtarë në aktivitetet e kombëtareve.

Pothuajse një e treta e fondit total është rezervuar për periudhën e ndeshjeve kualifikuese.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco