Skandal para Kupës së Botës, gjyqtarit somalez i ndalohet hyrja në SHBA

Skandal para Kupës së Botës, gjyqtarit somalez i ndalohet hyrja në SHBA

09:10, 09/06/2026

Një incident i pazakontë ka ndodhur vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës, teksa gjyqtarit somalez Omar Artan i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arbitri mbërriti në Miami nga Stambolli gjatë fundjavës, por pas procedurave të kontrollit kufitar u shpall i papranueshëm për hyrje në territorin amerikan dhe u detyrua të largohej nga vendi.

Sipas autoriteteve të Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së, vendimi u mor për shkak të “shqetësimeve të verifikimit”, pa u dhënë detaje shtesë mbi arsyet konkrete të refuzimit.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi vjen në një periudhë kur Somalia është mes vendeve që përballen me kontrolle të shtuara dhe kufizime udhëtimi në kuadër të politikave të administratës së presidentit Donald Trump.

Edhe FIFA reagoi ndaj situatës, duke konfirmuar se ishte informuar për vendimin e autoriteteve amerikane.

Organizmi qeverisës i futbollit botëror bëri të ditur se statusi i Omar Artanit si gjyqtar i turneut mbetet i pandryshuar për momentin.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që politikat e emigracionit mund të kenë në organizimin e eventeve të mëdha sportive ndërkombëtare, ndërsa SHBA-ja po përgatitet të presë ndeshje të Kupës së Botës në disa qytete të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco