Tunizi-Japoni në histori si ndeshja numër 1000-të e Kupës së Botës, ja sfidat e tjera jubilare!

Tunizi-Japoni në histori si ndeshja numër 1000-të e Kupës së Botës, ja sfidat e tjera jubilare!

09:18, 10/06/2026

Botërori 2026 do të shkruajë një kapitull të ri të historisë së futbollit.

Më 20 qershor, në Monterrey, Meksikë, do të luhet sfida mes Tunizisë dhe Japonisë, që do të hyjë në analet e historisë si ndeshja e 1000-të e Botërorëve.

Shifër simbolike për turneun më të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit, edicioni i parë i të cilit u zhvillua në vitin 1930.

Që atëherë ky kompeticion ka evoluar, duke u ktheyr në një nga eventet sportive me ndikimin më të madh në nivel botëror. Ndeshja në fjalë do të shënojë një pikë referimi statistikore në rrugëtimin e Kupës së Botës, por ka edhe rëndësi sportive, sepse Tunizia dhe Japonia, – në grupin F – kërkojnë pikë të çmuara për t’u kualifikuar në turin pasardhës.

Ndeshja e 100-të e Botërorëve u luajt në edicionin e vitit 1954 në Zvicër, ku Austria mundi Uruguajin 3-1 në finalen për vendin e 3-të.

Ndeshja e 500-të është zhvilluar më 30 qershor 1994, gjatë Botërorit të SHBA-ve, ku Nigeria mundi Greqinë 2-0 në fazën e grupeve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco