CONMEBOL dhe UEFA pritet të marrin javën e ardhshme një vendim përfundimtar për stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur “Finalissima” mes Argentinës dhe Spanjës.
Sipas burimeve të konfederatës amerikano-jugore të futbollit, dy organizatat kanë zhvilluar bisedime gjatë ditës së enjte dhe shpresojnë që shumë shpejt të arrijnë në një vendim përfundimtar lidhur me vendin ku do të luhet kjo përballje prestigjioze.
Fillimisht, ndeshja e planifikuar për 27 mars ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin Lusail, në Qatar. Megjithatë, kjo mundësi ka rënë pothuajse plotësisht, pasi Federata e Futbollit të Katarit njoftoi pak ditë më parë pezullimin e të gjitha turneve dhe aktiviteteve sportive për shkak të situatës së tensionuar në rajon.
Vendimi erdhi si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit të armatosur që përfshin SHBA-në dhe Izraelin kundër Iranit, çka ka krijuar pasiguri për organizimin e eventeve të mëdha sportive në zonë.
Në këtë situatë, alternativat më të forta për organizimin e ndeshjes janë qytetet Miami në SHBA dhe Londër.
Aktualisht trofeun e “Finalissima” e mban Argjentina, e cila në vitin 2022 mundi 3-0 Italinë. Ky kompeticion ka rrënjët te turneu historik ‘Copa Artemio Franchi’, ku Franca triumfoi ndaj Uruguajit në vitin 1985, ndërsa Argjentina fitoi kundër Danimarkës në vitin 1993.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: