Polemikat në futbollit italian për vendimet e gjyqtarëve nuk kanë fund.
Shefi i gjyqtarëve, Xhanluka Roki, ka qenë në tribunë për të ndjekur ndeshjen e Serisë B mes Karrarezes dhe Katanxaros, por në fund të sfidës është detyruar që të largohet nën mbrojtjen e policisë, i sulmuar nga tifozeria vendase.
Ndeshja u mbyll me polemika për një gol me penallti të përsëritur në shtesë në favor të miqve që barazuan rezultatin në 3-3.
Kjo bëri që mbështetësit vendas të sulmonin fillimisht verbalisht Rokin e pastaj t’i afroheshin kërcënueshëm duke e rrethuar.
Situata u zgjidh me ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat shoqëruan jashtë impiantit dizenjatorin e gjyqtarëve në Itali, për të qetësuar disi turmën e inatosur, në një incident që tregon se sa është tensionuar futbolli përtej Adriatikut.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: