Real Madridi po përballet me probleme në departamentin mjekësor, ku futbollisti anglez Jude Bellingham është shqetësimi më i fundit. Lojtari ka ndjekur shembullin e Kylian Mbappé-së dhe ka kërkuar një opinion të dytë mjekësor jashtë vendit, gjithmonë nën mbikëqyrjen direkte të klubit, për shkak të mungesës së gjatë nga ndeshjet për shkak të një dëmtimi në muskujt e këmbës së majtë.
Sipas ‘Marca’, Bellinghami ndodhet në Londër prej disa ditësh, i shoqëruar nga kreu i shërbimeve mjekësore të Real Madridit, Dr. Nico Mihic. Ky udhëtim bën pjesë në protokollin e zakonshëm të konsultimeve të jashtme të klubit, me qëllim për të optimizuar diagnostikimet dhe kohën e rikuperimit.
Real Madridi ka theksuar se kjo iniciativë nuk ka ardhur nga lojtari, por nga vetë klubi, i cili sugjeron këto vlerësime të dyta kur e konsideron të nevojshme. Drejtoria mbështet metodën e Dr. Mihic dhe sqaron se udhëtimet e Bellingham-it dhe Mbappé-së drejt vendlindjeve të tyre janë vendime të përgjegjësit klinik.
Ndërkohë, lajmi pozitiv nga seanca e mëngjesit është rikthimi i Asencio-s në fushë. Mbrojtësi qendror, i cili doli me barelë nga ndeshja ndaj Benfica-s, ka zhvilluar pjesërisht stërvitje me grupin dhe pjesërisht individuale, me synim të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Celta Vigo-ss, duke pasur parasysh mungesat në repartin mbrojtës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: