Vllaznia avancon në gjysmëfinale, mposht Bylisin edhe me rotacion

Vllaznia avancon në gjysmëfinale, mposht Bylisin edhe me rotacion

18:32, 04/03/2026

Vllaznia ka siguruar vendin mes katër skuadrave më të mira në Kupën e Shqipërisë, pasi ka mundur Bylisin edhe në ndeshjen e kthimit të çerekfinales, që u zhvillua në stadiumin ‘Loro Boriçi’.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë, shkodranët ishin më të qetë për këtë sfidë dhe trajneri Martinin bëri një rotacion të gjerë, duke vendosur shumë titullarë në stol. Megjithatë, ekipi u tregua i vendosur në fushë, duke përfunduar pjesën e parë në avantazh 2-1 me gola të Balajt dhe Pusit (për Bylisin realizoi Olavio për barazimi e përohshëm 1-1) dhe duke menaxhuar mirë fraksionin e dytë, pa e lejuar kundërshtarin të rrezikojë seriozisht. Përpjekjet për një gol shtesë nuk sollën rezultat, por kjo nuk ndikoi te fitorja.

Me këtë triumf, Vllaznia vazhdon garën për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa Bylis duhet të rikthehet në fokusin për kampionat dhe betejën për mbijetesë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco