Lionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025

Lionel Messi me statistika impresionuese, zgjidhet lojtari më vendimtar i vitit 2025

15:10, 04/03/2026

Një vit tjetër, një ndikim i jashtëzakonshëm: Lionel Messi është renditur si lojtari më vendimtar i vitit 2025.

Ylli argjentinas nuk ka zhgënjyer, duke e bërë diferencën në çdo ndeshje të madhe ku ka luajtur.

Analistët e futbollit dhe statistikat e avancuara të CIES – vëzhgues i futbollit, konfirmojnë se Messi ka qenë vendimtar jo vetëm për golat dhe asistet e tij, por edhe për ritmin e lojës, vendimet strategjike në fushë dhe mënyrën se si e ka organizuar ekipin në momentet më kritike.

Messi, megjithëse tashmë me një karrierë të gjatë dhe të pasur me suksese, ka treguar se mosha nuk është barrierë: vazhdon të dominojë në MLS me Inter Miamin dhe të influencojë ndeshjet me prezencën e tij unike, duke u renditur gjithashtu shumë lartë në analizat globale të futbollit.

Statistikat flasin qartë: performanca e tij ka qenë vendimtare në çdo ndeshje të madhe të sezonit, duke lënë pas lojtarë të rinj dhe yje të tjerë që gjithashtu e kishin një sezon të mirë.

Kombinimi i aftësisë për të shënuar, për të asistuar dhe për ta kontrolluar lojën e kanë bërë atë lojtarin më të rëndësishëm për vitin 2025.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” në këtë periudhë i pati 59 ndeshje në të cilat kontribuoi direkt në gol (37 gola e 22 asistime), ndërsa mori 66,3 pikë në total.

Përkrah tij gjendet Kylian Mbappe i Real Madridit, i cili i kishte në total 41, mes golash dhe asistimesh, ndërsa grumbulloi 65,4 pikë.

Bayern Munich mbulon pozitat tre dhe katër me anglezin Harry Kane (64,5 pikë) dhe francezin Michael Olise (54,9).

Në mesin e të rinjve spikat emri i Lamine Yamal të Barcelonës, i cili i kishte 18 gola dhe 11 asistime me një total prej 46 pikësh.

I vetmi lojtar tjetër U-23 prezent në listë ishte Franculino Dju i Midtyjlland me 27,1 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco