Futbollisti i Maqedonisë tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, u braktisa nga klubi dhe kisha tre ditë pa ngrënë

Futbollisti i Maqedonisë tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, u braktisa nga klubi dhe kisha tre ditë pa ngrënë

11:00, 04/03/2026

Jasir Asani ka lënë pas Iranin, vend i përfshirë në konflikt të armatosur me SHBA-të dhe Izraelin, duke u larguar në kohë nga situata e tensionuar.

Por para largimit, futbollisti i Kombëtares shqiptare ka bërë një gjest të madh human, duke ndihmuar edhe futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, që të largohej nga vendi ku ishte braktisur nga klubi i tij.

Dy lojtarët janë takuar nga gazetarët e “Sport1” në aeroportin e Stambollit, ku kanë rrëfyer momentet dramatike të arratisjes. Ashkovski ndodhej rreth 15 orë larg Asanit, por arriti të bashkohej me të falë ndihmës së shoferëve të vënë në dispozicion nga klubi Esteghlal F.C., ku aktivizohet Asani.

“Ishim të ndarë deri në ditën e fundit. Kur jam atje, ka tre shoferë nga klubi që janë në dispozicion 24 orë për ne”, tregoi Asani.

Ndërkohë, Ashkovski përshkroi vuajtjet e tij, pasi klubi Mes Rafsanjan F.C. e kishte lënë në mëshirë të fatit.

“Udhëtova 15 orë nga Rafsajani në Teheran, pastaj drejt kufirit me Turqinë dhe më pas me avion në Stamboll. Kishte sulme kudo, edhe pranë meje. Nuk kisha ngrënë apo pirë për tre ditë. Klubi më braktisi. Po të mos ishte për Jasirin, nuk e di çfarë do të ndodhte”, u shpreh ai.

Një histori dramatike që përfundoi mirë, falë solidaritetit mes futbollistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco