Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është përfshirë në një aksident rrugor në Turqi, por fatmirësisht raportohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Futbollisti, i cili aktivizohet me Sivasspor, ka shpëtuar pa lëndime serioze.
Sipas mediave turke, 28-vjeçari u përfshi në aksident teksa po kthehej në shtëpi me automjetin e tij, pasi ishte larguar nga ambientet e klubit.
Pamjet e publikuara tregojnë dëmtime materiale në mjet, por pa pasoja për lojtarin.
Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga klubi turk për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Raportimet paraprake bëjnë me dije se Manaj është mbajtur nën vëzhgim në spital si masë paraprake, megjithatë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Lajmi ka qetësuar tifozët e Kombëtares, pasi sulmuesi konsiderohet një nga elementët kryesorë të repartit ofensiv.
Në pritje të komunikimit zyrtar, gjithçka tregon se incidenti ka kaluar pa pasoja për shëndetin e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: