Tension te Dortmundi, Babai i Bellingham-it zbret në dhomat e zhveshjes pas zëvendësimit të të birit

Tension te Dortmundi, Babai i Bellingham-it zbret në dhomat e zhveshjes pas zëvendësimit të të birit

14:09, 25/08/2025

Borussia Dortmund nuk e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Bundesligë, duke barazuar 3-3 ndaj St. Pauli-t, pavarësisht se ishte në avantazh 1-3. Përveç rezultatit, ndeshja solli edhe polemika të mëdha brenda klubit, me protagonist Jobe Bellingham, vëlla i ‘yllit’ të Real Madridit, Jude.

Trajneri Niko Kovac e largoi Joben në pushimin e pjesës së parë, një vendim që nuk u prit aspak mirë nga familja e mesfushorit të ri. Sipas Sky Deutschland, babai i tij, Mark Bellingham, zbriti pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes për të kërkuar shpjegime nga tekniku, por përfundoi në një debat të ashpër me drejtorin sportiv të klubit, Sebastian Kehl.

Jobe Bellingham, i transferuar këtë verë nga Sunderland-i për 33 milionë euro, konsiderohet një element kyç në projektin e ri të Dortmundit. Ai kishte lënë përshtypje pozitive në Botërorin e Klubeve, por debutimi në kampionat rezultoi i trazuar.

Pas incidentit, Kehl reagoi publikisht duke sqaruar pozicionin e klubit:

“Jemi të gjithë të zhgënjyer me rezultatin, por dhomat e zhveshjes u përkasin vetëm lojtarëve, trajnerëve dhe drejtuesve, jo familjeve apo këshilltarëve. Kjo nuk do të ndodhë më dhe të gjithë janë informuar qartë për këtë.”

Kështu, atmosfera te Dortmund pas vetëm një ndeshjeje duket e tensionuar, me çështjen Bellingham që tashmë ka sjellë diskutime të forta brenda klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco