Drita e Gjilanit befason që në start Steauan e Bukureshtit në transfertë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Europa League-s. Në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një aksioni model të kampionëve të Kosovës, Tusha e dërgon topin në rrjetë me një goditje të saktë brenda zonës, 0-1.
Kujtojmë që Steaua e Bukureshtit u eliminua në raundin e dytë të Championsit nga një tjetër skuadër shqiptare: Shkëndija e Tetovës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: