Arsenali merr ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për Gabriel Martinellin

Arsenali merr ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për Gabriel Martinellin

22:48, 03/07/2025

Sipas gazetarit Ben Jacobs, skuadra nga Liga Profesionale Saudite, Al-Nassr, është e gatshme të paraqesë një ofertë prej rreth 85 milionë euro për sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Martinelli.

Edhe pse klubi londinez nuk ka ndërmend të shesë sulmuesin brazilian gjatë këtij afati kalimtar, një ofertë e kësaj peshe financiare mund ta shtyjë Arsenalin të rishqyrtojë qëndrimin e tij.

Shitja e mundshme e Martinellit do të krijonte hapësirë për investime të reja.

Mediat britanike raportojnë se Rodrygo i Real Madridit dhe Anthony Gordon i Newcastle United janë ndër emrat që Arsenali po monitoron si zëvendësues të mundshëm në rast largimi.

Martinelli ishte një nga lojtarët më aktivë të Arsenalit në sezonin e fundit, duke regjistruar 51 paraqitje, 10 gola dhe 5 asiste në të gjitha garat.

Në pritje të zhvillimeve, mbetet të shihet nëse klubi londinez do të tundohet nga oferta e madhe e Al-Nassr, apo do të mbajë njërin prej lojtarëve më eksplozivë të repartit ofensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco