Enea Mihaj nis aventurën amerikane, firmos me Atlanta United

Enea Mihaj nis aventurën amerikane, firmos me Atlanta United

08:43, 03/07/2025

Enea Mihaj ka zgjedhur të hedhë një hap të ri në karrierën e tij, duke kaluar përtej Atlantikut. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar me klubin amerikan Atlanta United, që garon në Major League Soccer (MLS), duke nisur kështu një eksperiencë të re në elitën e futbollit amerikan.

Kontrata e firmosur e lidh Mihajn me klubin deri në vitin 2028, me një mundësi për zgjatje edhe për një sezon shtesë. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, ai do të jetë i gatshëm të debutojë më 24 korrik, kur zyrtarisht hapet dritarja verore e merkatos në SHBA.

Pas një sezoni në Portugali me Famalicao-n, ku përfundoi kontratën, Mihaj mbërrin në SHBA si lojtar i lirë. Megjithëse pati interes nga disa klube italiane, marrëveshja me ta nuk u realizua dhe në fund ishte Atlanta që bëri lëvizjen vendimtare për ta afruar.

Në MLS, Enea Mihaj pritet të përballet me emra të mëdhenj, përfshirë edhe Lionel Messin. Atlanta United, e cila po kalon një moment të vështirë dhe ndodhet aktualisht në vendin e 14-të të renditjes, shpreson që përforcimi me mbrojtësin shqiptar të ndihmojë në kthesën e sezonit.

Një sfidë e re për një lojtar që kërkon të rikthejë formën më të mirë në një ambient ndryshe dhe me një konkurrencë gjithnjë e më në rritje.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Atlanta United FC (@atlutd)


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco