‘Yjet’ që shkëlqyen/ Ky është formacioni më i mirë i fazës së 1/8-ave në Kupën e Botës për Klube

‘Yjet’ që shkëlqyen/ Ky është formacioni më i mirë i fazës së 1/8-ave në Kupën e Botës për Klube

09:20, 03/07/2025

Emocionet në Kupën e Botës për Klube, turne që për herë të parë po zhvillohet me 32 ekipe pesëmarrëse, po bëhen edhe më të forta. Pas përfundimit të fazës së 1/8-ave, janë zbardhur emrat e 11 më të mirëve që kanë lënë gjurmë me paraqitjet e tyre në këtë raund emocionues.

Mes ekipeve që siguruar një vend në çerekfinale janë emra të mëdhenj si PSG, Bayern Munich, Real Madrid, Borussia Dortmund, Chelsea, Fluminense, Palmeiras dhe Al Hilal, duke garantuar duele spektakolare në vazhdim.

Ndërkohë, faqja zyrtare e Kupës së Botës për Klube ka publikuar formacionin më të mirë të këtij raundi, i cili përfshin një përzierje të talentit, përvojës dhe klasit në çdo repart.

Ky formacion përfaqëson lojtarët që kanë bërë diferencën me gola, asistime, ndërhyrje vendimtare apo dominim total në fushë. Me emra si Kane dhe Guirassy në vijën e parë, dhe një mbrojtje “mur” me Koulibaly e Hakimi, ky formacion tregon nivelin e lartë që po ofron ky edicion historik i Botërorit për Klube. Çerekfinalet pritet të sjellin edhe më shumë emocione.

Formacioni i fazës 1/8:

Portier: Bono

Mbrojtës: James, Thiago Silva, Koulibaly, Hakimi

Mesfushorë: Rios, Neves, Garcia

Sulmues: Palmer, Guirassy, Harry Kane

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco