Real Madridi eliminoi Juventusin me rezultat 1-0 në Kupën e Botës për Klube dhe kaloi në çerekfinale.
Juventus nisi më mirë, por nuk arriti të shfrytëzonte rastet, ndërsa Los Blancos kontrolluan ndeshjen dhe shënuan golin vendimtar në minutën e 54-të.
Gonzalo Garcia realizoi me kokë pas një asistimi të Trent Alexander-Arnold, duke i dhënë fitoren skuadrës spanjolle.
Portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio, bëri pritje të mira gjatë gjithë ndeshjes, por nuk mjaftuan për ta shpëtuar ekipin e tij nga eliminimi.
Në çerekfinale, Real Madridi do të përballet me fituesin e duelit Dortmund-Monterrey.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: