I riu përplas makinën me shtetas nga Kosova në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

I riu përplas makinën me shtetas nga Kosova në aksin Milot – Morinë, 6 të plagosur

15:19, 30/06/2025

Një 28-vjeçar ka përplasur dy automjete të shtetasve kosovarë në aksin rrugor “Milot–Morinë”.

Për pasojë 6 pasagjerë kanë mbetur të plagosur të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

“Specialistët e qarkullimit rrugor të autostradës “Milot–Morinë” referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetet që drejtonin 2 shtetas kosovarë, në aksin rrugor “Milot–Morinë”.

Si pasojë u dëmtuan 6 pasagjerë në automjetet që drejtonin shtetasit kosovarë, të cilët pasi morën asistencë mjekësore, u larguan në banesa”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco