PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin e thellë 4-0, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit të Klubeve.
Lionel Messi u vendos përballë ish-skuadrës së tij, që konsiderohej favorite absolute për fitoren.
PSG e Luis Enrikes nuk e kishte aspak të vështirë, pasi shënoi katër gola që në pjesën e parë.
Dopjeta e Neves, autogoli i Aviles dhe Hakimi vendosën fatin e ndeshjes.
PSG pret të njohë tashmë kundërshtarin në çerekfinale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: