Në Orlando luhet një përballje prestigjioze mes dy ekipeve tashmë të kualifikuara për fazën tjetër të Botërorit të Klubeve. Juventus dhe Manchester City përplasen sot për kreun e Grupit G, me ndeshjen që fillon në orën 21:00 sipas orës italiane, në Camping World Stadium. Takimin e gjykon Clement Turpin nga Franca.
Trajneri i City-t, Pep Guardiola, bën disa rotacione dhe zgjedh Omar Marmoush si qendërsulmues, ndërsa Tijjani Reijnders, ish-lojtari i Milanit, rikthehet titullar në mesfushë.
Nga ana tjetër, Igor Tudor ndryshon ndjeshëm repartin ofensiv, me Filip Kostiç që luan nga minuta e parë në krahun e majtë. Në mbrojtje aktivizohen Savona, Kalulu dhe Kelly, ndërsa Dusan Vlahovic udhëheq sulmin. I vetmi lojtar në fushë me rrezik pezullimi është McKennie.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: