Një gol në minutat e fundit të ndeshjes i shënuar nga Antoine Griezmann i dha fitoren Atleticos së Madridit ndaj Botafogos në ndeshjen e raundit të tretë në grupe, në Botërorin e Klubeve, por jo kualifikimin.
Atletico Madrid – Botafogo 1-0
Skuadra braziliane, që kishte marrë dy fitore në ndeshjet e parë, u kualifikua falë golaverazhit më të mirë se madrilenët, që ishin mundur me rezultat të thellë 4-0 nga PSG.
Nga ana tjetër, parazienët përfunduan të parët (me 6 pikë dhe me golaverazh +5) në grup pasi mposhtën 2-0 ekipin amerikan Seatle Sounders me gola të Kvaraskhelias dhe Hakimit.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: