Milani i ri/ Tare nis nga puna për të larguar lojtarët e padëshiruar nga Allegri

Milani i ri/ Tare nis nga puna për të larguar lojtarët e padëshiruar nga Allegri

13:01, 23/06/2025

Trajneri Massimiliano Allegri ia ka bërë të qartë klubit këtë kërkesë, por edhe drejtorit sportiv Igli Tare, se nuk dëshiron asnjë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes.

Pa kupat evropiane në kalendar sezonin e ri, Milani duhet të përmirësojë skuadrën, duke larguar mjaft futbollistë të tepërt dhe të padëshiruar nga Allegri.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazetta Dello sport”, mes lojtarëve që do të largohen, përveç Theo Hernandez, janë edhe Adli, Colombo, portieri Vasquez, Bennacer, Okafor dhe Pobega.

Situata është e ngjashme edhe për Musah, ndërkohë që pritet të thonë lamtumirë një mes Thiaw dhe Tomorit (ose edhe të dy) dhe Emerson Royal.

Pra, për klubin do të nisë një punë e madhe për të larguar lojtarët e tepërt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco