VIDEO/ Kartoni i kuq i Asencios futet në histori

VIDEO/ Kartoni i kuq i Asencios futet në histori

08:35, 23/06/2025

Në minutën e 7-të të duelit Real Madrit-Paçuka, gjyqtari Ramon Abati akordoi një karton të kuq direkt për 22-vjeçarin Raul Asencio pas një ndërhyrjeje ndaj Salomon Rondon, i cili ishte në pozicion të qartë për gol.

Ky përjashtim është tashmë zyrtarisht më i hershmi në historinë e garave ndërkontinentale të klubeve – në të gjitha formatet që nga viti 1960.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mateus Pereira i Al-Hilal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të gjatë ndeshjes për vendin e tretë në edicionin e vitit 2022.

Ky rast shënon gjithashtu herën e parë që nga janari i vitit 2021 që një lojtar i Real Madridit përjeton një përjashtim kaq të hershëm në një ndeshje.

Atëherë, ishte Eder Militao ai që u ndëshkua me të kuq në minutën e 9-të kundër Levantes në La Liga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco