Guardiola: Sezon negativ, triumfi i mundshëm në Botërorin për Klube nuk do ta ndryshojë gjykimin

Guardiola: Sezon negativ, triumfi i mundshëm në Botërorin për Klube nuk do ta ndryshojë gjykimin

17:26, 22/06/2025

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur me sinqeritet në prag të ndeshjes së dytë të Botërorit për Klube kundër Al Ain. I pyetur nëse një sukses në këtë kompeticion do të ndryshonte perceptimin për sezonin që sapo përfundoi, tekniku spanjoll nuk ka lënë vend për iluzione.

“E kam thënë disa herë që ky nuk ka qenë një sezon i mirë. Fitorja në Kupën e Botës për Klube nuk do ta ndryshojë këtë gjykim,” – tha Guardiola.

Sipas tij, fokusi i skuadrës nuk është domosdoshmërisht te trofeu, por te vazhdimësia në këtë kompeticion:

“Qëllimi im tani nuk është të fitojmë patjetër turneun, por të qëndrojmë sa më gjatë në garë. Tani që jemi këtu, dua të jap më të mirën. Dua ta shijoj këtë moment, sepse në këtë kompeticion vjen vetëm një herë në katër vjet… dhe dua të shkoj sa më larg të jetë e mundur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco