VIDEO/ Messi magjik në fitoren ndaj Portos, PSG dështon ndaj Botafogos, merr tri pikët e parë Atletico

VIDEO/ Messi magjik në fitoren ndaj Portos, PSG dështon ndaj Botafogos, merr tri pikët e parë Atletico

08:41, 20/06/2025

Inter Miami fitoi 2-1 me Portom në një ndeshje spektaolare, ku spikati Lionel Messi me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë. Skuadra portugeze arriti të shënonte e para me Samu me 11-metërsh, por reagimi i skuadrës nga Florida në fillim të pjesës së dytë ishte ekzemplar: pas barazimit të Segavias erdhi magjia e ‘yllit’ argjentinas, që e hipnotizoi portierin kundërshtar. Porto u përpoq me të gjithë mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por pa mundur të konkretizonte rastet e krijuara.

Inter Miami – Porto 2-1

Surprizën e mbrëmjes e bëri Botafogo, që iu imponua 1-0 PSG-së, skuadra kampione e Championsit. Goli i vetët i ndeshjes u shënua nga Igor Jesus në minutën e 36-të.

PSG – Botafogo 0-1

Pas humbjes së thellë përballë PSG-së në ndeshjen e parë, Atletico e Madridit reagoi me një fitore 3-1 përballë Seattle Sounders.

Dy herë Barrios dhe Witzel e bënë të pavlefshëm golin e Rusnak.

Seatle Sounders - Atletico Madrid 1-3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco