Sipas mediave japoneze, klubi i elitës së J1 League, Yokohama F. Marinos, ka paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin shqiptr t të Gwangju FC, Jasir Asani. Yokohama është një nga tri klubet që kanë shfaqur interes për nënshkrimin e tij së bashku me Vissel Kobe dhe Jeonbuk Hyundai Motors.
Te Gwangju që nga janari 2023, Asani ka shënuar 10 gola këtë sezon (3 në kampionat, 7 në AFC Champions League Elite)
Ndeshjet e tij të fundit në fazën e grupeve të Champions League Elite ishin mbresëlënëse, përfshirë një ‘hat-trick’ ndaj Yokohama F. Marinos (7-3) në shtator 2024.
Gwangju kërkon rreth 1 milion euro për lirimin e Asanit në mes të sezonit, për shkak të nevojës për t'u përshtatur me rregullat financiare të K League.
Një kalim te Yokohama F. Marinos do të përbënte hapin e rëndësishëm të karrierës për Asanin, duke iu bashkuar një klubi të madh në Japoni dhe duke shijuar një futboll më konkurrues dhe të investuar në infrastrukturë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: