Zyrtare së shpejti/ Edin Džeko mbërrin në Itali, gati të firmosë me klubin e Serisë A

Zyrtare së shpejti/ Edin Džeko mbërrin në Itali, gati të firmosë me klubin e Serisë A

09:39, 19/06/2025

Edin Džeko është gati për një tjetër aventurë në Serinë A. Sulmuesi boshnjak ka mbërritur në Itali dhe këtë të enjte do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore në Romë, përpara se të firmosë kontratën njëvjeçare me Fiorentinën. Marrëveshja parashikon një pagë prej 1.8 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa përfshin edhe një klauzolë për rinovim automatik në rast se Džeko arrin një numër të caktuar paraqitjesh.

Pas përvojës së suksesshme në Turqi me Fenerbahçe-n, ku shkëlqeu nën urdhrat e José Mourinho-s me 21 gola dhe 8 asiste në sezonin e fundit, Džeko dëshiron të tregojë se edhe në moshën 39-vjeçare mbetet një garanci në repartin ofensiv. Në dy vite në Superligën turke, ai realizoi plot 46 gola dhe kontribuoi me 13 asistime, statistika që bindën Fiorentinën ta fitonte garën ndaj Bolonga-s për shërbimet e tij.

Në fjalët e para pas zbritjes në Itali, Džeko tha shkurt: "Jam shumë i lumtur që jam kthyer." Pas Romës dhe Interit, Fiorentina do të jetë skuadra e tretë italiane për legjendën boshnjake, e cila me përvojën, personalitetin dhe instiktin e golit pritet të sjellë vlerë të menjëhershme në projektin e klubit vjollcë.

Fiorentina po përgatitet për sezonin e ri me ambicie të qarta dhe Džeko shihet si një lider i gatshëm për të udhëhequr repartin ofensiv në një kampionat që e njeh mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco