Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Botërorin e Klubeve, ku përballja mes Ulsan Hyundai dhe Mamelodi Sundowns u zhvillua fillimisht përpara vetëm 97 spektatorëve e më pas në një stadium bosh për shkak të një alarmi tornadoje.
Ndeshja, e planifikuar në një impiant me 25 mijë vende, tregoi kontrastin e thellë me hapjen madhështore me mbi 80 mijë tifozët që ndoqën ndeshjen e PSG-së. Atmosfera thuajse inekzistente u shndërrua në diçka krejtësisht të pazakontë kur autoritetet urdhëruan evakuimin e plotë të stadiumit në mes të pjesës së dytë për shkak të rrezikut nga tornadoja.
Me gjithë skenën e frikshme dhe heshtjen e plotë në tribunë, skuadra nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns, arriti të siguronte një fitore të ngushtë 1-0, falë një paraqitjeje të pjekur në pjesën e dytë. Ulsan Hyundai, ndonëse dominoi periudha të gjata të lojës, dështoi të konkretizonte rastet e krijuara.
Megjithatë, më shumë se sa rezultati në fushë, në vëmendje mbeti një tjetër realitet: vështirësia e FIFA-s për të krijuar interes ndërkombëtar për një nga turnetë e saj më të rëndësishëm, pavarësisht statusit “elitar”. Në vend të spektaklit, Botërori i Klubeve u karakterizua nga karrige bosh dhe alarm emergjence, një dështim spektakolar për organizatorët në aspektin e angazhimit të publikut.
Les 97 spectateurs (!) doivent évacuer le stade en raison de l'approche d'une tornade lors du match entre Ulsan Hyundai 🇰🇷 et Mamelodi Sundowns 🇿🇦 lors de la Coupe du monde des clubs le 18 juin 2025 pic.twitter.com/1NpX32NAeA
— UN TRUC DE FOOT (@untrucdefoot) June 18, 2025
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: