Inzaghi: Nga Interi do më mungojë gjithçka, edhe kritikat më të padrejta, nëse ky është çmimi, e paguaj me kënaqësi

Inzaghi: Nga Interi do më mungojë gjithçka, edhe kritikat më të padrejta, nëse ky është çmimi, e paguaj me kënaqësi

09:20, 18/06/2025

Në prag të debutimit në Kupën e Botës për Klube ndaj Real Madrid-it, Simone Inzaghi është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Interi dhe pranimin e sfidës së re me Al Hilal.

“E pranova sfidën dhe dola nga zona ime e rehatisë pas disa vitesh tek Interi. Nuk kishte asnjë skuadër tjetër që do të doja të drejtoja," – tha trajneri italian, duke iu përgjigjur edhe komenteve të CEO-s së klubit arab, Esteve Calzada, rreth kohës kur u mor vendimi për largimin nga Interi.

"Nëse ky është çmimi për katër vite tek Interi, jam i lumtur ta paguaj. Kam marrë më shumë sesa kam dhënë: nga tifozët, drejtuesit, lojtarët. E di që do më mungojë gjithçka, edhe kritikat më të padrejta. Por kam dhënë gjithçka dhe besoj se, për të mirën e Interit, ndarja ishte vendimi i duhur, sado i dhimbshëm për të gjithë."

Inzaghi gjithashtu mohoi që vendimi për t’u transferuar në Arabinë Saudite të ketë ndikuar në performancën e skuadrës para finales së humbur ndaj PSG-së. Ai mbrojti zgjedhjen e tij për të kaluar tek Al Hilal, ku sipas mediave do të përfitojë 26 milionë euro në vit:

"Doja të ndryshoja mentalitet, stil loje dhe të përballesha me sfida të reja. Nuk kishte klub tjetër që dëshiroja të drejtoja: zgjodha Al Hilal."

Duke folur për përballjen ndaj Real Madrid-it, ai shtoi:

"Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndoshta ndaj skuadrës më të fortë në botë, por jemi gati për sfidën dhe do të luajmë sipas stilit tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco