Presidentja e Kosovës uron Laura Fazliun për medaljen në Botërorin e Xhudos: Tregove shpirtin e vajzave tona!

Presidentja e Kosovës uron Laura Fazliun për medaljen në Botërorin e Xhudos: Tregove shpirtin e vajzave tona!

22:52, 16/06/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar xhudisten Laura Fazliun, e cila i solli Kosovën edhe një medalje botërore, atë të bronztën në një garë të jashtëzakonshme.

Osmani tha se Fazliu ka treguar forcën e sportit dhe vajzave të Kosovës që nuk ndalen kurrë.

“Me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë. Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, shkroi Osmani, e cila falënderoi edhe trajnerët e saj, legjendat Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, për punën e palodhshme dhe përkushtimin ndaj brezit të ri të kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco