Kimmich i shqetësuar për merkaton, drejtori i Bayernit i përgjigjet: Le të fokusohet në fushë

Kimmich i shqetësuar për merkaton, drejtori i Bayernit i përgjigjet: Le të fokusohet në fushë

14:13, 16/06/2025

Joshua Kimmich ka shprehur hapur shqetësimin e tij për situatën e merkatos te Bayerni, sidomos pas dështimit për të blerë Florian Wirtz dhe largimeve të emrave të njohur si Thomas Müller, Leroy Sané dhe Mathys Tel. Duke folur gjatë Botërorit të Klubeve, mesfushori gjerman tha:

“Po, ndihet sikur mund të bënim diçka më shumë. Flo nuk erdhi, Leroy është jashtë, Thomas gjithashtu. Kjo të jep përshtypjen se mund të ndodhë diçka tjetër.”

Por këto deklarata nuk u pritën mirë nga drejtuesit. Drejtori sportiv, Max Eberl, u përgjigj prerë pas fitores spektakolare 10-0 kundër Auckland City:

“Josh (Kimmich) është përgjegjës për atë që ndodh në fushë. Unë jam përgjegjës për atë që ndodh jashtë saj.”

Ndërkohë, Bayerni po përpiqet të përforcojë repartin ofensiv dhe një nga emrat që përflitet është ai i Nico Williams nga Athletic Bilbao. Megjithëse raportime të fundit e lidhin lojtarin me Barcelonën, Eberl u tregua i rezervuar:

“Nuk di asgjë për këtë.”

Pas afrimeve të Jonathan Tah në mbrojtje dhe Tom Bischof në mesfushë, Bayern-i ka ende punë për të bërë në merkato. Dhe tensionet e brendshme tregojnë se presioni për të gjetur zgjidhje të shpejta është më i madh se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco