Akil Gjakova eliminohet nga Botërori i Xhudos

Akil Gjakova eliminohet nga Botërori i Xhudos

16:18, 15/06/2025

Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Botëror i Xhudos që po mbahet në Budapest.

Gjakova u ndal na raundin e tretë nga braziliani, Daniel Cargnin.

Fillimisht, Akili kaloi në raundin e dytë pa luftë, kurse aty u përball me rumunin Iona Dzitac.

Xhudisti kosovar arriti që me sukses ta kalojë rumunin pas vazhdimeve me një waza-ari, por kjo ishte krejt çfarë arriti të bëjë në këtë garë.

Nesër do të garojë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, e cila do ta mbyll edhe garimin e xhudistëve kosovar në këtë Botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco