Sfida e madhe e Mbappé-së, në kërkim të trofeut që i mungon

Sfida e madhe e Mbappé-së, në kërkim të trofeut që i mungon

21:15, 14/06/2025

Kylian Mbappé është i etur për hakmarrje. Pas një sezoni ku nuk mundi të fitojë as Ligën e Kampionëve, as La Ligën dhe as Kupën e Mbretit, sulmuesi francez ka një tjetër mundësi të artë: të ndihmojë Real Madridin të shpallet kampion i botës për klube. Ky titull, në vitin e tij të parë si "galaktik", do të ishte një hap i madh drejt objektivit të madh personal, Topit të Artë.

Mbappé ka qenë në një formë spektakolare që nga fundi i prillit, duke shënuar 12 gola në 8 ndeshjet e fundit, përfshirë duelet me përfaqësuesen franceze. Në total për vitin 2025, ai ka realizuar 44 gola në 57 ndeshje, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të Europës.

Nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso, Mbappé ka filluar të stërvitet dhe të përshtatet me idetë e reja të trajnerit. Edhe pse luan shpesh si qendërsulmues, pozicioni i tij në fushë ende nuk është përcaktuar përfundimisht. Alonso vetë ka thënë: “Kur ke lojtarë të këtij niveli, duhet të nxjerrësh më të mirën prej tyre. Kam disa ide, do t’i punoj me kohë”.

Mbappé është një nga favoritët për të qenë golashënuesi më i mirë në Botërorin e Klubeve, por gjithçka do të varet nga forma e Real Madridit dhe paraqitja e rivalit të tij kryesor, Ousmane Dembélé me PSG-në, kampion në fuqi i Europës.

Për Mbappé, ky turne është më shumë se një titull, është mundësia për të lënë gjurmë që në vitin e tij të parë si madrilen dhe për të hyrë seriozisht në garën për Topin e Artë. Dhe këtë herë, nuk do të mjaftohet me urime për ish-shokët e tij të PSG-së, këtë herë, ai synon të jetë në majë vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco