Partizani zyrtarizon afrimin e tretë në merkato, një mbrojtës nga Kosta Rika në radhët e kuqve

Partizani zyrtarizon afrimin e tretë në merkato, një mbrojtës nga Kosta Rika në radhët e kuqve

18:08, 14/06/2025

Partizani ka finalizuar dhe prezantuar lojtarin e tretë për këtë merkato verore. Bëhet fjalë për mbrojtësin 26-vjeçar nga Kosta Rika, Carlos Martinez, i cili ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Martinez vjen në kryeqytet pas eksperiencës së fundit në klubin Alajuelense, një nga skuadrat më të njohura në kampionatin vendas të Kosta Rikës. Përveç aktivitetit në nivele klubesh, mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së vendit të tij, duke sjellë eksperiencë dhe cilësi në mbrojtjen e “Demave”.

Partizani e ka bërë të ditur marrëveshjen me një komunikatë zyrtare, ku i uroi mirëseardhje dhe suksese Martinezit në sfidat që e presin me fanellën e kuqe.

“Jemi shumë të kënaqur të njoftojmë ardhjen e Carlos Martinez në familjen tonë. Ai është një lojtar i talentuar dhe besojmë se do të japë kontribut të rëndësishëm për skuadrën tonë në sezonin e ri,” – shkruan klubi në njoftimin zyrtar.

Ky transferim shënon një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen e Partizanit, ndërsa pritshmëritë janë që Martinez të përshtatet shpejt dhe të ndihmojë ekipin drejt sukseseve të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco