Pas largimit të Luciano Spalletti-t, Italia vijon kërkimin për një trajner të përkohshëm, ndërsa emri që po përmendet më shumë në orët e fundit është ai i Gennaro Gattuso-s. Por, reagimet ndaj kësaj mundësie nuk kanë munguar, përfshirë edhe kritikat e ashpra nga ish-mesfushori italian, Riccardo Montolivo.
Në një intervistë për Sky Sport, Montolivo nuk i kursen fjalët e forta ndaj Gattuso-s: “Natyrisht, shpresoj që ai të bëjë më të mirën me Italinë, por themi që nuk është dikush që unë e respektoj.”
Këto fjalë lidhen me një konflikt që daton nga sezoni 2018-2019, kur Montolivo dhe Gattuso punuan bashkë te Milani. Në atë kohë, trajneri kishte vendosur ta përjashtonte Montolivon nga ekipi në një mënyrë që nuk i pëlqeu aspak ish-mesfushorit. “Edhe unë kam kaluar situatën e mbetjes jashtë skuadrës te Milani. U përballa me një trajner të padrejtë, që më hoqi nga ekipi pa më thënë drejtpërdrejt dhe kjo u bë me keqdashje,” tha Montolivo, duke aluduar edhe për probleme të brendshme mes disa lojtarëve dhe trajnerëve në ekip.
Ndërkohë, debati për emërimin e Gattusos si trajner i përkohshëm i kombëtares italiane vazhdon, me tifozët dhe ekspertët që ndajnë mendime të ndryshme mbi këtë zgjedhje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: