Pas shitjes së mesfushorit holandez Tijjani Reijnders dhe në pritje të vizitave mjekësore të Luka Modric, Milan ka kthyer vëmendjen nga tregu për të forcuar repartin e mesfushës nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Dy emrat e parë që janë përfolur së fundmi janë Ardon Jashari i Club Brugge dhe Javi Guerra i Valencias, por në krye të listës së dëshirave të trajnerit toskan dhe drejtorit sportiv, Igli Tare, qëndron Granit Xhaka.
Sipas raportimeve të “MilanNews.it”, këto orë të nxehta të qershorit kanë sjellë kontakte të reja mes palëve, me 32-vjeçarin e Leverkusen-it të tunduar nga ideja për të veshur fanellën kuqezi në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, ish-legjenda kuqezi, Marcos Cafu, i pranishëm në "Milano Football Week", komentoi mbi merkaton në zhvillim të Milanit: “Të gjitha blerjet e mëdha janë të mirëseardhura, por duhet parë nëse janë blerjet e duhura për Allegrin. Vetëm kështu mund të jesh konkurrues dhe të arrish larg”.
Në lidhje me pozicionin e tij, ku emri i Dodo-s së Fiorentinës është përmendur si përforcim i mundshëm, Cafu shtoi: “E shoh mirë. Dodo bëri një kampionat të madh, ka personalitet dhe është shumë i zoti”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: