De Bruyne: Unë dhe Napoli ndajmë të njëjtën ambicie, ky është projekti i duhur për mua

De Bruyne: Unë dhe Napoli ndajmë të njëjtën ambicie, ky është projekti i duhur për mua

17:39, 14/06/2025

Kevin De Bruyne është zyrtarisht lojtar i ri i Napolit që prej së enjtes së kaluar. Lajmi u dha nga presidenti Aurelio De Laurentiis me një ‘tweet’ që ndezi menjëherë atmosferën në qytet, i ndjekur më pas nga konfirmimi i mesfushorit belg në rrjetet sociale dhe njoftimi zyrtar i klubit napolitan.

Në kanalet zyrtare të Napolit, De Bruyne u shpreh: “Unë dhe Napoli ndajmë të njëjtën ambicie. Mendoj se ky është projekti i duhur për mua dhe do të përpiqem t’i jap kontributin tim për të fituar. Pas 10 vitesh në Angli, kjo është një eksperiencë e re për mua. Unë dhe familja ime jemi shumë të entuziazmuar dhe mezi presim ta fillojmë këtë kapitull të ri.”

Imazhet e para të De Bruyne si lojtar i Napolit datojnë që nga e enjtja, ku ai publikoi foto nga dita e tij e parë në Itali, duke treguar ardhjen në Romë për vizitat mjekësore dhe pritjen madhështore nga tifozët e Napolit që e pritën në kryeqytet. “Jam këtu,” shkroi mesfushori krahas postimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco