Valverde: Xabi Alonso do të na ndihmojë të rritemi, entuziast për Botërorin e Klubeve

Valverde: Xabi Alonso do të na ndihmojë të rritemi, entuziast për Botërorin e Klubeve

16:49, 14/06/2025

Ndërsa Kupa e Botës për Klube po afrohet, Real Madridi po përgatitet të hyjë në skenë. Më 18 qershor, “Los Blancos” do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në këtë kompeticion prestigjioz.  Mesfushori Federico Valverde ka folur për mediet spanjolle rreth atmosferës në skuadër dhe trajnerit të ri.

“Po ndihem shumë mirë, jam i lumtur,” – tha Valverde për AS TV. “Është një mundësi e madhe të luftojmë për një tjetër trofe me këtë klub, dhe këtë po e bëjmë me shumë dëshirë dhe entuziazëm. Kam parë shumë energji dhe pasion te lojtarët e rinj për të mbrojtur këtë fanellë. Ky turne na emocionon të gjithëve.”

I pyetur për Xabi Alonso-n, trajneri i ri i Realit pas largimit të Ancelotti-t drejt Brazilit, Valverde u shpreh:

“Po shkon shumë mirë. Ai është shumë i përfshirë dhe intensiv. Fakti që ka qenë vetë futbollist e ndihmon shumë në marrëdhënien me ne. Po mësojmë, po rritemi dhe ai do të na ndihmojë si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë personal. Jemi të gjithë të bashkuar për të fituar sa më shumë trofe këtë vit.”

Për sa i përket Botërorit për Klube, Valverde është i qartë:

“Nuk po e fsheh që mezi po pres. Është Kupa ime e parë e Botës për Klube dhe shpresoj ta fitojmë. Po shkojmë atje me shumë besim dhe optimizëm. Me trajnerin e ri, stafin e ri dhe bashkëlojtarët e rinj, do të ishte e mrekullueshme ta fillonim vitin me një tjetër trofe për Real Madridin.”

Në fund, mesazhi i tij është i qartë:

“Real Madridi gjithmonë meriton të jetë në majë. Kjo Kupë e Botës për Klube meriton të jetë këtu, me ne, duke festuar me tifozët tanë. Do të japim 100% për ta sjellë këtë trofe në shtëpi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco