Florian Wirtz ishte shumë pranë të bëhej lojtar i ri i Manchester Cityt, por një detaj kyç pengoi negociatat: mungesa e sigurisë për të ardhmen e Pep Guardiolës.
Ylli i ri gjerman, i konsideruar si një nga perlat e tregut, i dha përparësi punës me trajnerin katalanas dhe, kur nuk mundi të merrte asnjë garanci për vazhdimësinë e tij përtej verës së vitit 2025, vendosi të nënshkruante për Liverpoolin, kampionët e sapokurorëzuar të Premier League nën drejtimin e Arne Slot.
Marrëveshja midis Bayer Leverkusen dhe “Reds” është vulosur për një tarifë historike.
Klubi i “Anfield” do të paguajë një total prej 116.5 milionë paundësh, një transaksion që vendos një rekord të ri në tregun britanik.
Shifra përfshin një bazë fikse prej 100 milionë paundë dhe një sërë variablash që mund ta rrisin koston me 16.5 milionë të tjera.
Wirtz, vetëm 21 vjeç, ishte ndjekur nga afër nga disa gjigantë evropianë, por talenti i tij tregonte për një projekt të qartë dhe të qëndrueshëm.
Pas largimit të Jutgen Klopp, Liverpooli gjeti te Slot një trajner me një qasje ambicioze dhe koherente, diçka që në fund fitoi mbështetjen e mesfushorit sulmues.
Megjithatë, në “Etihad”, mungesa e qartësisë në lidhje me të ardhmen e Guardiolës ishte vendimtare.
Edhe pse City kishte fuqinë financiare dhe sportive për të konkurruar për nënshkrimin e tij, pasiguria rreth mandatit të trajnerit spanjoll e pezulloi një marrëveshje që, në disa raste, dukej se ishte në rrugën e duhur.
Ata përfunduan duke zgjedhur tre lojtarë tjerë: Rayan Ait-Nouri, Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki.
Ardhja e Wirtz në Premier League premton të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të verës.
Në “Anfield”, ata e shohin atë si lojtarin kyç për të nisur një epokë të re suksesi.
Ndërkohë, në Mançester, ata po pyesin veten se çfarë do të kishte ndodhur nëse Pep do të kishte thënë qartë: “Unë do të qëndroj”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: